28 Prilli, Dita Botërore e sigurisë dhe shëndetit në punë

Ndërgjegjësimi për rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet, është ajo çfarë ka për qëllim Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në punë .Si datë për shënimin e kësaj ditë është caktuar të jetë 28 prilli. Po kjo datë është edhe dita kur sindikatat në botë përkujtojnë viktimat e aksidenteve dhe sëmundjeve në punë.

Qëllimi që ka fushata e kësaj ditë është përqendrimi i vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Në shumë vende të botës kjo datë shoqërohet me shumë aktivitete të cilat organizohen nga autoritete kombëtare, sindikata, organizata të sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe punëdhënësit.

Përmirësimi i kushteve gjatë procesit të punës, ruajtja e jetës, shëndetit, mbrojtja fizike dhe mendore e punëmarrësve, janë vetëm disa nga masat parandaluese që përfshihen në Sigurinë dhe Shëndetin e të cilat promovohet tek punëmarrësit dhe punëdhënësit me datën 28 prill.

Sipas statistikave çdo vit në Bashkimin Evropian, më shumë se 5500 njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve në vendin e punës. Vlerësimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) sugjerojnë se 159 000 njerëz në BE çdo vit vdesin si rezultat i sëmundjeve profesionale.

Kompani të ndryshme në vende të BE-së, humbin rreth 143 milionë ditë pune çdo vit nga aksidentet në punë. Vlerësimet janë të ndryshme, por aksidente të tilla dhe shëndeti i keq i kushtojnë ekonomisë së BE-së të paktën 490 miliard Euro në vit. Prandaj zbatimi i masave efektive të sigurisë dhe ndjekja në vazhdimësi me rigorozitet e tyre janë të rëndësishme për reduktimin e këtyre shifrave (EU-OSHA Vende Pune të shëndetshme 2012-13).

Keshilla

Leave a Reply