Bizneset kërkojnë të shkolluar në arsimin profesional, e jo universitar

Hulumtimet e Ministrisë së Arsimit kanë treguar se punëdhënësit në Kosovë nuk janë të kënaqur me ndërlidhjen e programeve studimore me nevojat e tregut të punës, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas një broshure që kjo ministri publikuar të martën, përqendrim të madh të studentëve ka në shkencat shoqërore, humane dhe arte, ndërkohë që për fushat ku mundësitë e punësimit janë më të mira, si shkencat e natyrës, inxhinierike dhe kompjuterike, interesimi është më i vogël, krahasuar me vendet e BE-së.

Gjetjet janë prezantuar në konferencën “Arsimi për punësim – roli i ndërmarrjeve në zhvillimin e shkathtësive”, të organizuar nga kjo ministri në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, dhe ku të njëjtat konstatime u thanë shumë herë nga pjesëmarrësit e saj.

Aty u kërkua më tepër orientim drejt arsimit profesional, e jo atij universitar siç është bërë trend viteve të pasluftës në Kosovë.

Ndërsa, drejtues të Ministrisë kanë premtuar hartimin e Kurrikulave dhe profileve që mbështeten në kërkesat e tregut të punës.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

 

Lajme

Leave a Reply