Dita Ndërkombëtare e punëtorëve

Kërkesa për të siguruar zbatimin e të drejtave, lirive dhe kushtet e punës e të jetesës, ka bërë që punëtorët të zhvillojnë një “luftë” të vërtetë.
“8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”, ka qenë slogani i kërkesës së parë publike që është paraqitur për herë të parë në Australi gjatë vitit 1855.

Është pikërisht 1 Maji dita që simbolizon tërë mundin e të gjithë punëtorëve në botë për të drejta ,liri dhe kushte në punë.
Kjo ditë lidhet ngushtë edhe me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, me 1 maj 1866.Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1867.

 

Këtu edhe fillon rrugëtimi i kësaj dite e date të rëndësishme, i përqafuar nga miliona punëtorë anë e kënd botës, e i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.

Sindikata botërore e caktoi 1 Majin – ditë, në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.

 

Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës. Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet dita ndërkombëtare e punëtorëve.
Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori Vendim, që: Dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si “festa e punëtorëve“, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e Ligje; Liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës.
Pra ,1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

Keshilla

Leave a Reply