Intervistë e drejtëpërdrejt online

Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë është një sfidë për puntorin në ditët e sotme, i punësuar ose jo të gjithë mundohen të avancohen në mënyrë që tu mundësohet të ngriten në detyrë, e për të papunët njohja e teknologjisë i ofron më shumë mundësi. Kompanitë janë duke u përpjekur të ruajnë shpenzimet e rekrutimit duke përdorur intervista video për shqyrtime dhe përzgjedhje. Qartazi, kjo paraqet një barrë për kandidatët, sepse kjo është një hap më shumë për të zotëruar përveç intervistës telefonike tashmë sfiduese.

Video intervistimi,që disa e quajnë Skype intervistimi është një mjet që i mundëson më shumë punëdhënësit të dallojë në mes të kandidatëve. Kjo e fundit paraqet disa sfida. I pari është në nivel teknik, sepse jo të gjithë në këtë pikë e kanë të instaluar Skype, ose një aparat fotografik video, ose një mikrofon në kompjuterin e tyre. Përveç kësaj, kompjutera të vjetër dhe të ngadalshëm nuk mund të përpunojnë informacionin e shpejtë të mjaftueshm, dhe për këtë arsye, fotografia mund të jetë tharë dhe e cilësisë së ulët. Ndonjëherë shkuptet tërësisht lidhja, kjo do të ishte dështim i përpjekjes për një intervistë të suksesshme.

Paramendoni se kjo ndodh gjatë intervistës tuaj!

Kandidatët përveq se do të duhej të kujdesen për anën teknike gjithashtu do të duhej të mos veshin kravata me ngjyra të theksuara dhe me shirita sepse do të shfaqej si e shtrembëruar. Gjithashtu mos harroni se kamera mbledh gjithçka brenda rrezes së saj, kështu që është mirë në qoftë se rreth jush është neutral, ose përmban një raft librash apo një aranzhim të bukur lule. Ndriçimi është gjithashtu një element shumë i rëndësishëm në prodhimin e cilësisë së lartë së videos.

Kandidatët zakonisht kanë mjaft probleme duke u përgatitur për këto pyetje gjatë kësaj interviste sfiduese dhe të vështirë për ta parashikuar, dhe tani ata duhet shpejt të mësojnë se si të jenë aktorë të mirë në kamera. Ndërsa një aktor mund të lëviz lirisht, është e këshillueshme që të mos lëvizësh jashtë mase në kamera. Nëse jetoni me prindër sigurohuni që mos të ju vijë nëna të ju pyes a dëshironi kek që sapo ka gatuar, sepse kjo do të të hekte shumë pikë.

Ndërsa të gjitha këto çështje teknike mund të shpresojmë se të zgjidhen, pjesa më e rëndësishme dhe e vështirë është vetë intervista: është e rekomanduar që gjatë intervistës të shikojmë drejt në kamerë pa devjime të shikimit. Paramendoni sikur jeni duke dhënë lajme dhe shikoni drejt e të sigurt. Praktiko pak me shok ose të dashurën tuaj, sepse praktika bënë të mundur të përkryerën.

Nëse nuk jeni të pranishëm dhe dëshironi të gjeni punë në Kosovë, apo anasjlletas jetoni në Kosovë por kërkoni punë në vende të tjera intervista online është një mundësi ideale për ju. Instaloje Skype që ta kesh kur të duhet.

Keshilla

Leave a Reply