Ja statistikat e të punësuarve në sektorin publik në Maqedoni

Sipas raportit më të ri të Regjistrit të të punësuarve në sektorin publik, në gjithsej 1288 institucione të Maqedonisë, gjithsej ka 128347 të punësuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Numri më i madh i këtyre të punësuarve janë në institucionet publike, pra 64168 të punësuar, ku më së shumti ka në arsim, pra 34338, pastaj në shëndetësi, punë dhe politikë sociale dhe kulturë, njofton Mara Arsovska-Tomovska, ministre për shoqëri informatike dhe administratë.

Sipas gjinisë, 53% e të punësuarve në sektorin publik janë femra, ndërkaq mosha mesatare e të punësuarve është 45.1 vjet, mirëpo më së shumti të punësuar ka të moshës 46 deri 55 vjeç.

Sipas arsimimit, 47529 të punësuar kanë arsim të lartë, pra 43.37% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve. Në konferencën për shtyp, nuk u publikuan të dhëna për përkatësinë etnike të të punësuarve./Telegrafi/

Lajme

Leave a Reply