Si të ballafaqohemi me njerëz të vështirë në punë

Për shumicën e njerëzve, një nga pjesët më të vështira në punë nuk është puna e tij, por marrëdhënia me disa persona të caktuar që e quajnë punën të vështirë. Komunikimi me këta persona, varet në masë të madhe dhe nga vetë ne, nga situata dhe nga ajo që ne duhet të arrijmë.

Megjithatë, ja disa ide për të shqyrtuar marrëdhënien me njerëz të vështirë në punë:

1. Mendoni ndryshe për zemërimin dhe pengesat me njerëzit. Shpesh zemërimi nuk është për të sulmuar, por për t’u mbrojtur. Kur dikush është duke treguar nervozizëm apo zhgënjim, mendoni se ai mund të ketë nevojë të mbrohet. Një tjetër mënyrë e të menduarit me njerëzit e zemëruar është se në pothuajse shumicën e rasteve zemërimi vjen  si pasojë e ; (a) lëndimit, (b) sikletit, (c) frikës ose merakut.

2. Kuptoni ndryshimet në stilin e personalitetit. Ne zakonisht shohim situatat dhe njerëzit si “ të mirë/ e keqe “ ose “ e drejtë/e gabuar”. Kjo është një mënyrë instiktive e të menduarit, e cila është shumë e shpejtë për të gjykuar. Edhe pse është një lloj i të menduarit të pavetdijshëm, për fat të keq shpesh është i padobishme, sidomos kur jemi duke  bërë gjykimin për punën e të tjerëve. Disa njerëz janë spontanë, fleksibël, të adaptueshëm, të tjerë janë të strukturuar, të organizuar, të përpiktë. Disa njerëz janë të interesuar në faktet dhe detajet, të tjerët janë të interesuar në ide të mëdha. Nëse ne i cilësojmë njerëzit si të ndryshëm dhe jo të gabuar, në momentet konfliktuale, është më e lehtë të gjenden kompromise.

3. Përqëndrohuni më pak në të “ drejtën/ e gabuar” dhe “ të fituarën/humbur” dhe më shumë në atë që punon. Nëse punon, nëse është e dobishme për integritetin tuaj bazik, a ka me të vërtetë rëndësi nëse nuk është e drejtë? Përdorni testin e kohës dhe pyesni veten: “A do të ketë me vërtetë rëndësi kjo gjë në 10 vitet e ardhshme? Studimet tregojnë, që pakënaqësia dhe stresi mund të jenë shumë të dëmshëm për shëndetin tonë. Ndonjëherë kemi nevojë të përqëndrohemi në atë që është më me rëndësi dhe t’i lëmë të shkojnë të tjerat.

4. Konsultohuni me të tjerë për njerëzit që ju i gjeni të vështirë, por bëjeni atë në fshehtësi. Mund të ketë dy probleme të ndryshme kur është fjala për njerëz të vështirë në punë. Së pari, nëse ne përpiqemi të merremi tërësisht me forcat tona, ne humbasim prespektivën, zemërohemi dhe atëherë problemi bëhet më i madh nga sa është. Së dyti, problem i kundërt ndodh, kur ne flasim lirshëm për problemin me më shumë se një njeri dhe shumë njerëz që duhet të mos mësojnë për këtë problem, pa të drejtë përfshihen duke kompromentuar fillimisht integritetin tonë. Gjeni një person me të cilin mund të flisni në privatësi dhe kërkojini ndihmë. Mos harroni pavarësisht nga zemërimi që keni ndaj dikujt që ju ka bërë të ndjeheni keq, mund të ndjeheni dhe më shumë nëse nuk kontrolloheni.

Shpesh herë zgjidhja më e mirë për të zgjidhur problemet tona konfliktuale, mund të jetë të drejtohemi për ndihmë drejt një psikologu, atëherë kur e shohim që konflikti po na zemëron dhe frustron aq shumë, saqë po ndikon dhe në jetën e përditshme.

Keshilla

Leave a Reply