Si të gjejmë punë përmes panaireve të punësimit

“Suksesi i juaj në Panaire Punësimi varet në përgatitjen dhe komunikimin tuaj efektiv. Kujdesuni që të hulumtoni punëdhënësit që do të i vizitoni, mësoni për biznesin, shërbimet apo produktet që ofrojnë.”

Fillimisht, mësoni për vendet e punës që kompania e caktuar i ka të hapura dhe se çfarë punëkërkues janë duke kërkuar. Sapo të shkoni në panaire, ju duhet ta keni një qëndrim pozitiv duke mos harruar që t’i bëjm gati 30 sekondat tonë të prezantimit.

Kujdesu që ta përgatitësh mirë rezymenë tuaj. Kujdes, njihet si fakt se punëdhënësit apo rekrutët i shikojnë rezymetë vetëm përafërsisht 10 sekonda. Ndërsa, ju bëni kujdes që të jepni përshtypje te punëdhënësit përmes rezymesë tuaj.  Edhe diçka, mos harroni të merrni me veti së paku 20 kopje të rezymesë tuaj. Lexoni më poshtë këshillatë elemntare, që do të ju hyjnë në punë për vizitën tuaj në panaire punësimi!

Hulumtoni!

Sa më shumë që të dini për kompaninë, aq më shumë mund të bisedoni me përfaqësuesit e asaj kompanie, gjithashtu do të jeni më mbresëlënës dhe do të ju mbajnë më shumë në mend.

Merrjani intervistuesit Biznes Kartën!

Nëse thirreni për intervistë, ju duhet të tentoni që të kontaktoni prapë me intervistuesin në mënyre që të i ofroni letra apo dokumente që do të përforcojnë pikat dhe qëndrimet që i keni shtjelluar gjatë intervistës.

Mundohu, Mundohu, Mundohu…!

Fjalia mund të jetë pak e çuditshme mirëpo ju duhet patjetër të mundoheni që të fitoni nga ky rast. Bisedoni me secilën kompani me të cilën mendoni se mund të ju përshtaten ambiciet, shkathtësitë apo përvoja e juaj. Nëse takoheni me 20 rekrutues, në fund të ditës ju do të njihni 20 persona me emër dhe mbiemër. Kjo me siguri do të ketë shumë më shume efekt se sa vetëm ta dërgoni rezymenë tuaj përmes një të njohuri tuajin apo përmes emalit.

Përgatitni pyetje!

Përgatituni që të bëni pyetje inteligjente, për shembull se si shkathtësitë e juaja mund të përdoren në të mirë të kompanisë dhe gjithashtu mos harroni ta pyetni rekrutuesin se çka ai/ajo pëlqen më shumë për kulturën e punës në kompaninë që ai/ajo punon në mënyrë që të kuptosh më mirë nëse kjo kompani është e përshtatshme për ju

Vishuni mirë, si për raste Biznesi!

Përshtypjet e para gjithmonë janë me rëndësi!/oferta pune/

 

 

Keshilla

Leave a Reply